Facebook-u aktivizon opsionin “Lajmëro që je mirë”

Sociale

Facebook safety check jpg

Menjëherë pas sulmeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, rrjeti më i madh social Facebook-u ka lançuar veçorinë “Safety Check”.

“Safety Check”, që është veçori për të mundësuar përdoruesve të njoftojnë miqtë dhe familjarët se janë mirë në këtë periudhë pas sulmeve që lanë të vdekur së paku 28 persona, ishte përdorur fillimisht pas sulmeve në Paris në muajin nëntor të vitit të shkuar.

Të gjithë personat që kyçen në Facebook e që janë në rajonin e prekur nga sulmet marrin një porosi “A jeni mirë” dhe ata duhet të zgjedhin mes “Safe” (Sigurt) dhe më pas kjo postohet në profilin e tyre.