Në cilin vend renditet Shqipëria?

Sociale

wfff.jpg

A do ta “veshim” dot kullën Eiffel me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar?

Kjo është sfida e fundit që i ka përfshirë të gjithë tifozët dhe jo vetëm, të prekur nga atmosfera e Euro 2016 që po zhvillohet në Francë.
Organizatorët kanë lançuar sfidën e hashtag-ut në rrjetet sociale, ku shteti që do të grumbullojë më shumë publikime në status të hashtag-ut me germat e para, do të bëjë të mundur ndriçimin e kullës Eiffel me ngjyrat e flamurit të vet.

Kjo gjë i ka vënë në lëvizje edhe shqiptarët, të cilët po përpiqen përditë për të fituar sfidën, por si është rezultati deri tani?
Në një grafik të publikuar ditën e sotme, vendi ynë renditet në vendin e 6-të me 4.6% të votave, ndërkohë që në vendin e parë renditet Turqia.

E në fakt, teksa shanset tona për ta fituar këtë betejë janë po aq të mëdha sa ato për të fituar Kampionatin Europian, le të votojmë të gjithë #ALB!