Erion Veliaj bën propozimin interesant për festën e flamurit: Po ju, do i bashkoheni?

Sociale

festa flamurit
Festat e nëntorit janë shumë afër dhe shumë prej jush ndoshta e kanë përcaktuar tashmë se ku do i kalojnë ato. Por, nga ana tjetër, edhe Bashkia e Tiranës ka filluar përgatitjet për festën e flamurit.Përveç përgatitjeve, kryebashkiaku, propozoi një super ide, të cilën shpreson ta ndjekim të gjithë.

erion flamur

“Po sikur, secili prej nesh në lagjen, banesën apo punën e vet, të vendoste një flamur për festat e nëntorit? Sa e bukur do dukej Tirana dhe e gjithë Shqipëria? Flamuri më i bukur në botë!” ka shkruajtur Veliaj. Si mendoni, jeni dakord? Nëse po, nxitoni të vini flamurin tuaj dhe jepini ngjyra dhe atmosferë festive lagjes.