Dyndje në sportele për të paguar energjinë

Sociale

fature energji KEK-400x230-250x165Në dy ditët e fundit abonentët familjare kanë filluar te dynden në sportele për të paguar faturat e prapambetura të energjisë elektrike. Në Elbasan ka pasur rritje të përqindjes së arkëtimeve, megjithëse nga ana tjetër humbjet vazhdojnë te jenë të mëdha. Por banorët ankohen edhe për faturime të padrejta. Edhe në Durrës njerëzit mbajnë radhe për të paguar në kohe faturat për energjinë e konsumuar. Operatori i sistemit te shpërndarjes ka nisur në të gjithë vendin aksionin për ndërprerjen e energjisë atyre qe nuk paguajnë detyrimet apo vjedhin. Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama lëshoi ultimatumin duke lënë pesë ditë afat që vjedhësit ti kthehen rrugës së ligjit dhe të shlyejnë detyrimet.