Dy të vdekur nga gripi i derrave në Bosnjë

Sociale

471f3c2e-d1aa-4114-bdec-5f8841be2a3a-cx0-cy21-cw0-w1000-r1-s-r1.jpg

 

Zyrtarë të shëndetit publik në Bosnjë thanë se gjatë kësaj jave, dy persona kanë vdekur nga virusi H1N1, i cili njihet edhe si gripi i derrave, dhe gjashtë të tjerë janë hospitalizuar.
Doktor Mahdi Brçaninoviq ka thënë të premten se një grua 62 vjeçare, sistemi imun i së cilës ka qenë i dobësuar paraprakisht nga disa problem të tjera shëndetësore, ka vdekur në spitalin e Zenicës.Viktima e parë ndërkaq ishte një grua 32 vjeçare, e cila ka vdekur në Sarajevë, të martën. Gjashtë nga të hospitalizuarit gjenden në spitalin e Sarajevës, njëri prej tyre thuhet të jetë në gjendje kritike.Pavarësisht kësaj, shefi i Institutit të Shëndetit Publik në Bosnjë, Zhelko Ler, tha se nuk bëhet fjalë për epidemi të këtij virusi.