Do të ndryshohet ora? Parlamenti Europian merr vendimin!

Sociale

clock
Vetë Parlamenti Europian, pak kohë më parë hodhi propozimin për heqjen e ndryshimit të orës 2 herë në vit, siç jemi mësuar të bëjmë të gjithë. Sipas tyre, nuk duhet të ketë më një llogaritje orësh verore dhe dimërore. Por, pas këtij propozimi, duket se ka ardhur dhe vendimi, edhe pse jo përfundimtar.

parlamenti
Mosndryshimi i orës, ka pak gjasa të ndryshojë, pasi kjo do të sillte probleme sidomos në sektorin e transportit. Vërtetë nuk është kundërshtuar zyrtarisht si mundësi, por megjithatë gjasat janë të pakta që ky propozim të pranohet. Nëse vendimi merret, duhet të aplikohet në mënyrë sinkron dhe të unifikuar në të gjitha vendet e BE, ndryshe do të ketë një konfuzion masiv midis vendeve.