Diabeti, sëmundja e heshtur që po bëhet shkak i shumë vdekjeve në Shqipëri!

Sociale

diabeti

Diabeti ose sëmundja e sheqerit është një ndër shkaktarët kryesorë të shumë vdekjeve në Shqipëri. Diabeti është një lloj sëmundje që mjekët e kategorizojnë si sëmundje e heshtur. Jeta pasive, kequshqyerja, ushqimet e pakontrolluara janë shkaktarët kryesorë të kesaj sëmundjeje, por edhe gjenetika luan një rol të rëndësishëm në mbartjen e kësaj sëmundjeje. Në Shqipëri numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje është më i lartë se në çdo vend tjetër të Europës. Vetëm në vitin 2017 numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje ishte rreth 110 për 1 milionë banorë. Më poshtë keni të listuara disa shenja te cilat do t’iu bëjnë të rendni me vrap tek mjeku endokrinolog.

diabetes
1.Ndjeni nevojën e shpeshtë të urinimit.
2.Konsumoni shumë ujë.
3.Vështirësi në shikim, dhe shikim i dobët.
4.Pavarësisht se flini gjumë mjaftueshëm, ndiheni shumë të lodhur dhe pa energji.
5.Vini re shenja të errta në trup dhe probleme me lëkurën.
6.Duart dhe këmbët mpihen shpesh dhe krijojnë vështirësi në lëvizje.
7.Probleme me ankthin dhe luhatje të humorit.