Një qytet i vogël i quajtur Kaitangata në South Island të Zelandës së Re ka një problem relativisht unik në botën e sotme: ofron shumë vende strehimi dhe mundësi punësimi, por ka shumë pak njerëz për to.
Tashmë rezidentët kanë marrë “detyrën” e rekrutimit të personave qoftë edhe të huaj, në mëyrë që t’i bindin ata që jetojnë në qytetet më të shtrenjta të vendit të zhvendosen pikërisht në qytetin e tyre.
Rreth 800 banorë jetojnë në Kaitangata, që është pjesë e qarkut Clutha. Lehtësirat në këtë vend përfshijnë një shkollë fillore, një bar dhe një sallon picerie. Javën e kaluar, një dyqan shërbimesh “On the spot” u mbyll për shkak se pronarët e tij u tërhoqën.
Kaitangata u ka bërë thirrje bizneseve lokale të ofrojnë të gjitha gjërat e mundshme, përfshi këtu kosto më të ulëta për blerjen e shtëpive si dhe mundësi të reja punësimi, në mënyrë që të tërheqin më shumë njerëz në të.
Papunësia në qytete si Aucklandi është në përqindje shumë më të lartë, kjo edhe për shkak të strehimit të kushtueshëm, ndërsa i gjithë rajoni Clutha përllogarit rreth 1.000 vende të lira pune.