Dëbora mbulon vendin, ja rrugët e rrezikshme…

Sociale

debora
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije për situatën e rrugëve pas reshjeve të borës që kanë mbuluar një pjesë të mirë të vendit, teksa thekson se reshjet e dëborës në Llogara janë intensive, ndërsa janë angazhaur 3 borëpastruese dhe 1 fadromë.ARRSH thotë se drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i kenë vendosur patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët, në të kundërt kalimi është i pamundur dhe nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve pa zinxhirë dhe goma dimri. Sipas ARRSH-së, në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes. Është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora.

 640 0 5c2f8e95be8ac