Çmimet e reja të energjisë

Sociale

energjiBordi i Entit Rregullator të Energjisë ka pranuar që të marrë në shqyrtim kërkesën e parë për rritjen e çmimit të energjisë, atë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Në këtë vendim ERE konstaton se aplikimi i OST-së i plotëson kërkesat dhe rregullat e vendosura nga Enti Qendror, kështu që në fund të dhjetorit, OST do të marrë një përgjigje nëse tarifa që paguan kompania e shpërndarjes dhe KESH-i për kalimin e energjisë në linjat e saj do të jetë apo jo 10% më e shtrenjtë. Pas kompanisë së transmetimit të lartë të energjisë, ERE pret edhe aplikimin e OSHEE-së dhe KESH për çmimet e reja. Burime për vizion plus thonë se ato do të bëhen javën që vjen. Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri do të ndryshojë edhe për konsumatorët fundorë, ku pritet që blloku i parë i cili paguan më pak nëse nuk kalon 300 kv/h të njehsohet dhe të gjithë konsumatorët të paguajnë një çmim mesatar. Në këtë grafik këtu tregohet se më shumë se gjysma e konsumatorëve të cilët janë klientë të Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë janë ata familjarë.
Ndërkohë që në strukturën e çmimit, shihet se nëse hiqet blloku prej 300 kilovat 44.3% e abonentëve që është edhe grupi më i madh do e paguajë më shtrenjtë energjinë. Nga ana tjetër situata në këtë sektor ka vite që është kthyer në një gropë të zezë për buxhetin e shtetit, duke i marrë atij mesatarisht 200 milion euro çdo vit.
paralelisht me këtë janë edhe humbjet dhe vjedhjet që i bëhen kompanisë së shpërndarjes, të cilat kanë arritur në 42%. pothuajse gjysma e energjisë që shitet humb në rrjet ose nuk paguhet. Vetë kompania e shpërndarjes ka një borxh prej disa milionë eurosh që duhet t’i paguajë KESH-it, OST-së dhe çekëve në Pragë. vetë KESH-i ka deri më sot 10 milion dollarë detyrime tatimore të papaguara ende për këtë vit.