Dita e sotme do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave në mëngjes, por megjithatë ato do të rriten gradualisht gjatë ditës. Do të kemi vranësira kalimtare, kryesisht në zonat juglindore pas mesditës. Temperaturat do të ruajnë vlerat e tyre konstante, me përjashtim të zonave veriore ku gjatë mesit të ditës do të pësojnë rënie.
Ndërkohë dita e nesërme, do të vijë me një rritje të temperaturave deri në 28 gradë. Këto temperatura të larta ishin parashikuar që më parë, pasi një rrymë e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do të ngrohë të gjithë Mesdheun. Kështu që përgatituni për të kaluar menjëherë në verë, pasi shumë shpejt temperaturat do të shënojnë mbi 30 gradë.