Burg pёrjetё për vrasësin e turistëve çekë

Sociale

mjacaj-780x439.jpg

Gjykata e Apelit nё Shkodёr ka lënë në burg përjetë Sokol Mjacajn, i dënuar me të njëjtën masë nga gjykata e shkallës së parë, për vrasjen e dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova.

Avokatja e 21-vjeçarit deklaron se do çojë çështjen në Gjykatën e Lartë pasi e konsideron procesin të paragjykuar.

Gjykata e Shkallёs sё Parё nё Shkodër, vendosi në 16 nëntor 2015 “Burg përjetë” pёr Mjacajn, çka u kundërshtua nga pala mbrojtëse, që pretendonte se kishte mospërputhje mes dëshmive të vetë dëshmitarëve dhe zbardhjes së tyre nga prokuroria.

Çështja u apelua nё Gjykatёn e Apelit Shkodёr me 8 shkurt tё këtij viti ku avokatja mbrojtëse Elvira Jakova kërkoi një dënim tjetër, si dhe pranimin e ekspertizës së një grupi psikologësh për të riun, pasi gjendja e tij kishte qenë e rënduar para se të ndodhte krimi. Mjacaj grabiti dhe më pas ekzekutoi në makinën e tyre dy turistë çekë në korrik të vitit 2015. /Telegrafi/