Bumçi: Kush i dha imunitet vrasësit?

Sociale

Aldo Bumci-450x300Për te treten here brenda 24 orëve Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës per vrasjen e 4 qytetareve, akt per te cilin i dyshuari kryesor është djali i deputetes socialiste Kostandin Xhuvani. Nëpërmjet Aldo Bumçit, opozita ka deklaruar se lideri i mazhorances duhet te japë llogari para qytetareve per nje sere rrethanash.
“Përse vrasësi ishte i shpallur në kërkim nga policia për vepra të rënda penale dhe nuk ndalohej?
Kush e kishte porositur Policinë të mos zbatonte urdhrin për ndalimin e vrasësit?
Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez?
Pse ishte i paprekshëm vrasësi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe autor i një vrasjeje tjetër?
Edi Rama ka përgjegjësi për vrasjen dhe duhet ta mbajë këtë përgjegjësi.”
Sipas demokrateve kryeministri qe u jep imunitet vrasësve nuk mund te fshihet pas sulmeve ndaj opozitës.