Bllokohen rrugët e Tiranës, policia rrethon Parlamentin!

Sociale

policia prot
Që në orët e para të mëngjesit, forcat policore kanë bllokuar hyrjen e Pedonales për shkak të protestës së opozitës, e cila pritet të nisë sot, në orën 10:00. Gjatë kësaj proteste do të jenë të angazhuar për ruajtjen e qetësisë mbi 1000 efektivë policie.Pavarësisht se leja për protestë është refuzuar, përfaqësuesit e opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos tremben dhe të marrin pjesë. Kështu, protesta do të mbahet sërish përpara Parlamentit, arsye përse aktualisht gjenden forca të shumta policore që kanë rrethuar ndërtesën e organit ligjvënës në fjalë.

 785 0 5c7e2de7e2f9f

Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës në një hark kohor prej 30 ditëve, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.Në ruajtje nga Policia e Shtetit do të merret edhe godina e Kryeministrisë, pasi gjatë protestës mund të ketë thirrje që të orientojë protestuesit drejt godinës së Këshillit të Ministrave.Kordoni i mëposhtëm është ai i cili nuk duhet shkelur nga protestuesit, përndryshe do të veprohet njësoj si në protestat e tjera, ku efektivët do të lëshojnë gaz lotsjellës ndaj turmës.