Berat-Ura Vajgurore, Rama inspekton punimet

Sociale

10440847 10152468861701523 8749506240540386965 n-250x165Investimet e realizuara me fondet e qeverise kane sjelle ndryshime te mëdha ne berat. Kryeministri Edi Rama ka inauguruar këtë te diele pedonalen si dhe sheshin kryesor te qytetit. Duke u ndalur tek premtimi i një viti më parë për rritjen e investimeve, kreu i qeverisë tha se projektet e nisura do të çelin rrugë të reja për ekonominë. 

“Para 1 viti u zotuam se do bëjmë atë që nuk është bërë në 20 vjet. Këto janë projekte që çelin rrugë të reja për ekonominë, dhe tek këto projekte zhvillimi shohim vizionin e së nesërmes Përfundimi me cilësi i rrugës që lidh Lushnjën me Beratin do sjellë turistë. Do të vazhdojmë me rehabilitimin e lagjeve historike. Po punojmë për të nxjerrë në pah thesaret e qytetit dhe po rikonstruktojmë kalldrëmin në Urën e Goricës. Epoka e zaptimeve nga të fortët e qytetit mbaroi më 23 Qershor, ne shkatërrojmë për të ndërtuar, jo si ata që ndërtojnë për të shkatërruar. Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje”,

I shoqëruar edhe nga ministri i mirëqenies sociale Erion Veliaj, Rama ka inauguruar zyrën e re të punës në qytetin e Beratit.

“Kujt i ofrohet punë dhe nuk pranon nuk i ofrohet me ndihme ekonomike. Duam që gjithkujt t’i ofrojmë një punë”.

Kryeministri u ndal edhe në qendër të Urës Vajgurore, ku edhe aty njoftoi fillimin së shpejti të projektit për bulevardin dhe sheshin qendror. Pas Beratit, Rama inspektoi edhe ecurinë e punimeve në të tri lotët e aksit Lushnje-Berat.