Bëhuni gati: Pas shiut, vijnë temperaturat e çmendura!

Sociale

weather
Ditët e ftohta do t’i lemë shumë shpejt prapa, pasi rrymat e ftohta ajrore që kanë pushtuar Europën tashmë po largohen. Si pasojë, do të ketë një rritje të menjëhershme të temperaturave. Duke filluar që këtë javë, do të shijojmë disa ditë të ngrohta dhe me diell. Edhe pse do të ketë luhatje në temperaturë, këto ditë të ngrohta do t’iu parapregatisin për të nxehtin që do të vijë shumë shpejt. Rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal”, do të kalojë në Mesdhe dhe temperaturat maksimale llogaritet të shkojnë deir në 33 gradë celsius, praktikisht si një ditë tipike vere në plazh. I nxehti do të ndjehet akoma më tepër pas 31 marsit, ku temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë.