Ndodh shpesh që festat e fundvitit të jenë arsyeja e donacioneve nga ana e vip-ave. Kështu ka ndodhur me ish-presidentin e SHBA, Barac Obama i cili u vesh si Babagjysh dhe filloi performancën në Qendrën Mjekësore Kombëtare të Fëmijëve në Washington D.C. me këngën e Krishtlindjeve, para stafit dhe pacientëve: “We wish you a Merry Christmas”.
Duke iu adresuar stafit, ai i ka falënderuar mjekët për kujdesin intensiv që tregojnë për personat në nevojë.
Dua të ju falënderoj. Si baba i dy vajzave, vetëm po e imagjinoj, në një situatë të tillë, të kenë infermierë dhe doktorë që kujdesen për ta, i shikojnë dhe i dëgjojnë dhe ja u mbajnë duart, kjo është gjëja më e rëndësishme këtu”, tha ai.
Ndërkohë, 57-vjeçari kishte një thes me dhurata që u ndau disa prej pacientëve fëmijë dhe u uroi për festa. Nga ana tjetër, përmes një postimi në Twitter, spitali falënderoi presidentin Obama për këtë befasi.