Autoriteti i Konkurrencës ka rrezuar marrëveshjet mes disa operatoreve televizive dhe nje platforme dixhitale, e cila detyronte publikun te blinte shërbime nga kanale qe ne fakt jane pa pagese. Kjo situate absurde ne tregun audioviziv mori fund pas shqyrtimit qe autoriteti i beri marrëveshjes, si dhe pasi dëgjoi pretendimet e palëve te tjera, te cilat u ankuan per nje situate monopol ne dem te tregut te lire si dhe qe cenonte rende interesin e publikut. Autoriteti vërejti se Digitalb kishte realizuar nje marrëveshjeje qe dëmton konkurrencën, duke e favorizuar ate ne kurriz te operatoreve te tjerë.
Por cila është historia e këtij konflikti?
Ne vitin 2014 Digitalb lidhi nje marrëveshje me 14 operatore televizive, me afat nje vjeçar, duke mundësuar transmetimin e tyre ne kete platforme. Por ky dokument i dërguar edhe njëherë per miratim ka nje ndryshim: ai synon te përfshije 15 kanale ne platformën tokësore satelitore Digitalb ne çdo forme te tij per nje periudhe tre vjeçare. Qe ne kete pike, autoriteti vëren se afati per rinjoftim te marrëveshjes, kishte përfunduar. Por me i rendesishem eshte kufizimi qe Digitalb i bën operatoreve, duke mos i lejuar te bëhen pjese e platformave te tjera.
“Digitalb kushtëzon operatorin televiziv ne përfshirje vetëm ne kete platforme duke kufizuar mundësinë e konsumatorëve ne përzgjedhjen e platformave dixhitale, pra ne mënyre indirekte përjashton konkurrentin e tij ne tregun e prekur, i cili ka nje pjese tregu me diference te madhe nga Digitalb”.
Autoriteti dëgjoi pretendimet e Abcom, Tring dhe Shoqatës se Transmetuesve Televizive Kabllore e Valore Lokale. Ata kërkuan heqjen e ekskluzivitetit te Digitalb dhe kanalet kombëtare Klan e Top Chanel tu ofrohen te gjitha platformave. Ato duhet te jene pa pagese, pasi sipas ligjit, kanalet kombëtare duhet te jene te lira ne transmetim. Po ashtu, marrëveshja dëmton te drejtën qe ka çdo shqiptar te informohet pa pagese. Ne fund, autoriteti vëren se Digitalb nuk ka nje justifikim objektiv per te vendosur ekskluzivitetin ne marrëveshje. Ndaj, konkurrenca vendosi qe çdo kanal televiziv te jete i lire te regjistrohet ne çdo platforme qe dëshiron, me apo pa pagese. Po ashtu, ata janë te lire te transmetojnë ne web ne kohe reale apo ne transmetim direkt programet e tyre./ Burimi: Vizion Plus