Arrestohet biznesmeni i ndërtimit Hajredin Fratari. Arrestimi i tij është bërë nga komisariati numër 1 i kryeqytetit . Burime nga policia bëjnë me dije se Fratari akuzohet për veprën penale të ndërtimit pa leje. Sipas policisë biznesmeni po ndërtonte në zonën e “liqenit të thatë”, një pallat pa leje.