Dasma e këtij çifti, u anulua vetëm 4 ditë përpara datës së madhe. E gjitha kjo, u bë virale nëpërmjet postimeve të bisedave të të ftuarve. Mund të duket e pabesueshme, por ja që kërkesa e nuses ishte kjo: çdo i ftuar në dasmë, duhet të paguante 1500 dollarë. Kjo, pasi ajo dhe partneri kishin mbetur pa lekë për shkak të disa problemeve të tjera. Por, kjo nuk ishte e vetmja arsye përse nusja e kishte bërë këtë kërkesë. Ajo dëshironte që ditën e dasmës, të ndihej si Kim Kardashian. Praktikisht, të ndihej si një multimilionere e rrethuar nga luksi dhe sharmi.
Në mesazhe, nusja ka treguar gjithë historikun e lidhjes së tyre, duke filluar nga propozimi me një unazë që kushtonte 5000 dollarë e deri tek lindja e bebit në moshë të herët. Gjatë kësaj kohe, çifti kishte arritur të kursente vetëm 15mijë dollarë për dasmën e tyre, kur në realitet dasma e ëndrrave kushtonte gati 60 mijë. Dasma konsiderohej “ekskluzive” dhe kushdo që nuk do paguante, nuk ishte i ftuar. Si përfundim, pasi miqtë dhe familjarët nuk arritën ta bënin nusen të arsyetonte për këtë kërkesë absurde, çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre dhe kanë anuluar çdo gjë.