Aksioni antidroge në Itali, arrestohen 7 shqiptarë

Sociale

10-arresti-droga-8-250x165Falë një aksioni blic policia italiane ka neutralizuar një bandë italo-shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike me bazë në qytetin e Parmas. Në këtë operacion janë ndaluar 10 persona, nga të cilët 7 shqiptarë dhe tre shtetas italian. Në momentin e aksionit janë ndaluar pesë trafikantë në flagrancë në laborator. Policia ka sekuestruar 13 kg heroinë të paketuar në 26 pako, 3 kg kokainë dhe 100 kile lëndë përzierëse. Në banesën që shërbente si laborator janë sekuestruar dhe 13 mijë euro. Sipas uniformave blu, shtetasit shqiptarë ishin ata që merreshin me përgatitjen e lëndës narkotike. Policia italiane theksona se nga hetimet rezulton që droga vjen nga Shqipëria. Ata thonë se në listën e të arrestuarve janë dhe 5 persona te tjerë, të cilët mendohet se gjenden në Shqipëri. Grupi i narko – trafikut operonte në parma dhe qytetet e tjera përreth që prej vitit 2009.