Aksidente në Tiranë e Shkodër

Sociale

tre-persona-t-euml-vdekur-n-euml-nj-euml-aksident-n-euml-rrug-euml-n-e-kombit hd-450x300Mbrëmjen e kësaj të enjteje një person ka humbur jetën teksa po lëvizte me biçikletë në afërsi të zonës së njohur Komuna e Parisit në Tiranë. Bëhet fjalë për 60-vjecarin Ndrec Marku i cili është rrëzuar me mjetin e tij. Fillimisht u mendua si një aksident nga përplasja me një tjetër automjet, por pas hetimeve të policisë ka rezultuar se i moshuari ka humbur ndjenjat. Biçikleta e tij nuk kishte asnjë shenjë goditjeje. Ndërsa aksidenti i ka marrë jetën një të riu nga Shkodra. Në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit në kryqëzimin e fshatit shtoi i vjetër, 27-vjeçari Leonard Marku që qarkullonte me motor ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes me një makinë. Sipas bluve të Shkodrës motori ka rezultuar pa targa. Pasi ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës policia po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.