Aksident tek kopshti botanik, vdes fëmija

Sociale

index62
Një fëmijë rreth 11-vjeç ka humbur dhe 4 persona te tjerë janë plagosur nga një aksidenti i rende automobilistik te ndodhur mbrëmjen e se hënën pranë kopshtit botanik. Dy automjete janë përplasur me njeri tjetrin dhe kane përfunduar ne nje kanal anesh rrugës, e cila është ne punim e sipër. Fëmija R. Peka i ndodhur ne sendiljen e pasme te makinës ka humbur menjëherë jetën si pasoje e përplasjes. Te plagosurit e tjerë janë Enkelejda Peka nena e viktimës , I.Peka vëllai i viktimës dhe a. Bylykbashi fëmija tjetër i ndodhur ne makinën tip crysler. E plagosur ka mbetur edhe shoferja e mjetit tip benc, Uarda Cota 26 vjeç ka qene duke udhëtuar me shpejtësi tej masave te lejuara dhe ka goditur automjetin tjetër duke shkaktuar aksidentin. Te plagosurit janë dërguar ne spitalin e traumës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e aksidentit.