Brenda 24 orëve të ardhshme do të marrë fund ankthi nëse ka mbërritur ose jo Ebola në shtetin fqinj maqedoni. Autoritetet e klinikës infektive të shkuti kanë dërguar ne Gjermani analizat e pacientit 58-vjeçar anglez, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në Shkup. Ai ndërroi jetë pasi vuante nga prej tre ditësh nga dhimbjet e barkut, temperature dhe më pas dhe hemorragjia e brendshme, – të gjitha këto simptoma të virusit vdekjeprurës. Shtetasi britanik kishte hyrë në Maqedoni bashkë me një mikun e tij më 2 tetor, dhe kishte qëndruar në një hotel në qendër të Shkupit. Partneri i tij i biznesit është ndaluar. Ai tha se nuk kishin udhëtuar në vendet afrikane ku është përhapur me shpejtësi virusi vdekjeprurës. Ai po mbahet i izoluar deri në marrjen e rezultateve përfundimtare të analizave.