1 DHJETORI ËSHTË DITA NDËRKOMBËTARE E LUFTËS KUNDËR SIDA-S. VIRUSI HIV KA MARRË MË SHUMË SE 36 MILIONË JETË NJERËZISH DERI MË TANI.
Nè vendin tonë. në vitin 2013. u shënua numri më i lartë i personave të prekur nga HIV/AIDS 96 raste të reja, 66 meshkuj dhe 33 femra. Në 93 % të rasteve virusi i defiçencës së imunitetit human është transmetuar përmes marrëdhënieve seksuale të të pambrojtura. Rasti i parë me virusin HIV në Shqipëri u zbulua në 1993 dhe deri tani janë rreth 671 persona të diagnostikuar, ndërsa 118 persona kanë humbur jetën. Elbasani ka numrin më të lartë të të prekurve. 37 ka arritur numri i të infektuarve me HIV-AIDS në Elbasan, ku nga këto 13 prej tyre kanë ndërruar jetë. 26 prej tyre janë meshkuj, 11 femra, mes të cilëve edhe 2 fëmijë. 26 prej të infektuarve e kanë marrë virusin me anë të rrugëve seksuale, 3 me anë të transfuzionit të gjakut dhe 2 janë homoseksualë.