3-vjeçari ndërron jetë pasi i thotë nënës së tij se e do shumë

Sociale

djali 3vjecR

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur SHBA-të pasi një djalë tre-vjeçar ka ndërruar jetë papritur nga sindroma e vdekjes foshnjore, pasi i ka thënë fjalët e fundit nënës së tij:“Natën e mirë, të dua shumë”.

Jasmine Shortland ,e shkatërruar kujton natën kur disa javë më parë djali i saj i qeshur Bryan-Andrew, u shtri në shtrat.

Ata kurrë nuk e dinin se do të ishin fjalët e fundit që shkëmbyen me djalin e tyre.

Tani ajo po përjeton makthin më të madh që mund të përjetojë një prind: “Nuk mund ta besoj që ai ka ikur”, thotë ajo.

Nëna 23-vjeçare thotë se tani duhet të bëjë më të mirën për familjen e saj të re, për fëmijën tjetër dhe bashkëshortin e saj 20-vjeçar, Josh Westcott.