2 muaj para, Lali Eri vendos pemën e Vitit të Ri në shesh, arsyeja do t’ju çudisë

Sociale

pemanetirane

Të flasësh për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, duket se është një ide e mirë në çdo periudhë të vitit (të paktën fill pas mbarimit të pushimeve të verës). E në fakt sipas shkencëtarëve, mirë bëjmë. Të presësh festat, e të dekorosh shtëpinë apo bredhin disa javë përpara, nuk ju bën gjë tjetër, veçse më të lumtur.

Sipas psikologut Steve McKeoën, dekorimet e festës lidhen ngushtë me kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe hapja e këtij shtegu gjatë kësaj kohe magjike duket se na mbush me emocione! Krishtlindjet dhe Viti i Ri ngjallin ato ndjenja të forta pozitive të fëmijërisë, të cilat lënë gjurmët e tyre edhe shumë vite pas kësaj periudhe.

Psikoterapisti dhe autori i 13 Things Mentally Strong People Don’t, Amy Morin, gjithashtu pohoi për Cosmopolitan se nostalgjia që shkaktojnë festat e fundvitit ndihmon njerëzit të lidhin me të kaluarën e tyre dhe ndihmon njerëzit të kuptojnë më mirë identitetin e tyre. “Për shumë njerëz, vendosja e zbukurimeve të Krishtlindjeve është një mënyrë për t’u rikthyer në fëmijërinë e tyre”. Të jetë kjo vallë arsyeja përse Kryebashkiaku i Tiranës e nxorri që me 31 tetor, pemën e Vitit të Ri në shesh?
Pra, në vend që të çuditeni me dikë që fillon të dekorojë shtëpinë fill pas natës së Halloween-it (si lali Eri me pemën në Sheshin Skënderbej) bëni mirë ta provoni si praktikë.

christamansmarket