Në moshën 10 vjeçare i shpëtoi kancerit dhe u bë e ftuara special e NASA-s sepse fitoi një konkurs, fal një shpikjeje që kishte bërë!
Bridgette Veneris, vogëlushja australiane, ka shpikur një sistem për ta bërë më të shpejtë dhe më të thjeshtë përdorimin e ankerplasteve të ndryshme; intuita e saj e zhvilluar e ka bërë që të nominojet si shkencëtarja më e mirë, e moshës së saj, për gjithë Australinë.
“Jam shumë e gëzuar, nuk e kisha menduar kurrë që të fitoja” – ka thënë e vogla për mediat. Bridgette, e sëmurë me leuçemi, i është nënshtruar kimioterapisë për 18 muaj; ishte pikërisht gjatë kësaj periudhe, duke parë infermieret dhe prindërit që stërmundoheshin për t’i hequr ankerplastët sepse i kishin duart me doreza plastike. E nisi si lojë që rezultoi mjaft e dobishme.
Ndër të tjera, shpikja e saj është edhe në të mirë të ambientit sepse redukton shpërdorimin e plastikës. Por, më shumë se gjithçka, Bridgette është burim frymëzimi për të gjithë sepse arriti që momentin e saj të errësirës ta kthejë në dritë për të tjerët!