Tashmë që numrat e të infektuarve janë në rritje po mendohet dhe për disa skenarë të mundshëm të cilët Skënder Brataj i ka thënë në një intervistë së fundmi.
Skënder Brataj:
Këto numra që shohim sot pas tre javësh do na kthehen në pacientë me % të lartë. Prandaj përgatitja e skenarëve dy tre javë më parë, ose një muaj është shumë e rëndësishme të mos na gjej të papërgatitur. Por kemi nevojë për ndihmën e qytetarëve. Patjetër çdo burim dhe skenar do vihet në dispozcion por nuk duhet ti ezaurojmë me një shpejtësi kaq të madhe.
Pra duhet pritur efekti i masave për të vendosur për masat e tjera, kemi masa të lehta dhe të mesme, kalohet me ato më kufizuese ose me kufizim oraresh ose ndoshta mbyllje fundjave ose një mbyllje disa javësh siç po e bën gjithë bota, që për momentin nuk e kemi marrë në konsideratë. Masa më e mirë është mbyllja, por duke qenë se dalin probleme të tjera duhet mbajtur një ekuilibër për të gjitha këto probleme.