Sinoptikanët parashikojnë përmbytje e shtrëngata; Ja kur pritet të bjerë intesiteti i reshjeve

Aktualitet

Deri para pak javësh menduam se vjeshta ishte larg, por prej ardhjes së nëntorit, moti është karakterizuar vetëm nga reshje të dendura, temperature të ulëta e shtrëngëta. Nisur nga raportet e Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, në tre ditët në vijim ekziston rreziku për përmbytje si shkak i reshjeve të dendura.

Sipas parashikimeve priten reshje shumë intensive (më shumë se 90 mm/24 orë) në pothuajse të gjithë territorin. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin, megjithatë ditën e nesërme pritet një rënie e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin.

Në këto kushte të gjitha institucionet e varësisë së MIE janë duke marrë masat e duhura për të siguruar shërbimet bazë ndaj qytetarëve si dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë në çdo rast që do të kenë nevojë.

Ndërkohë që institucionet e sistemit energjetik, OST, OSHEE dhe KESH janë vënë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që do të ketë stakime apo dëmtime të linjave të furnizimit me energji elektrike.