Si gruaja më e pasur e Afrikës “grabiti” vendin e saj dhe u bë miliardere

Aktualitet

Disa dokumente të bëra publike tregojnë se si gruaja më e pasur e Afrikës e ngriti pasurinë duke shfrytëzuar vendin e saj dhe nëpërmjet korrupsionit.

Isabel dos Santos nënshkroi marrëveshje fitimprurëse që përfshinin tokat, naftën, diamantet dhe telekomunikacionin gjatë kohës kur babai i saj ishte president i Angolës.

Dokumentet tregojnë sesi ajo dhe bashkëshorti i saj u lejuan të blejnë pasuri të vlefshme shtetërore, seri marrëveshjesh të dyshimta.

Ajo tha se akuzat kundër saj janë plotësisht të rreme.

Vajza e ish -presidentit ka bërë Britaninë si “shtëpinë” e saj dhe zotëron prona të shtrenjta në qendër të Londrës.

Ajo tashmë është nën hetim penal nga autoritetet në Angola për korrupsion dhe pasuritë e saj në vend janë ngrirë.