Që nga fillimi I orarit policor të shkurtuar rastet e infektimeve nuk janë ulur përkundrazi sa vjen dhe shtohen. Nesër mbaron afati për orarin deri në orën 20:00 dhe pritet që të merret një vendim I ri nga Komiteti I Ekspertëve.
Zv ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini në një intervistë ditën e djeshme ka thënë se karantinimi I plotë do të jetë mundësia e fundit fare porn ë vend të kësaj me shumë mundësi masat do të shtrëngohen akoma më shumë.
“Kemi një transmetim komunitar. Një transmetim me incidencë të lartë të rasteve të konfirmuara, reflektuar jo vetëm me pozitivitetin, por dhe rastet që kanë kërkuar shtrim spitalor. Karantina do jetë guri i fundit përkundrejt shtrëngimit të masave. Duhet të jemi të përgjegjshëm për zbatimin e masave”.