Shuhet në moshë 59 vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare

Aktualitet

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur, Xhevdet Ferri. . Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht ditën e sotme. Prej një jave, Ferri ishte shtruar në ”Spitalin Amerikan” në kryeqytet pasi ishte diagnostikuar me kancer. Por edhe pse u trajtua intensivisht, sëmundja avancoi me shpejtësi pa i dhënë shumë kohë.

Aktori tepër i dashur për publikun shqiptar lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Rolin e tij të parë Xhevdet Ferri e ka luajtur kur ishte student.

Në vitin 1982 u diplomua në “Akademinë e Arteve” dega e dramës dhe më pas punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar.