Dje, qeveria shqiptare vendosi të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e pandemisë së Covid-19 që ka marrë 5 jetë njerëzish dhe ka infektuar të paktën 123.
Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha dje në “Real Story” se shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore “vendos në një afat të përcaktuar të gjitha masat rigide që duhen zbatuar nga institucionet publike, jo publike, private në një gjendje ku vëmendja i kushtohet daljes nga gjendja e fatkeqësisë natyrore.”