Tirana është zgjuar e zbardhur nga breshëri, i cili më pas ia la vendin reshjeve të shiut. Temperaturat e ajrit kanë rënë ndjeshëm, ndërkohë që zonat malore janë gdhirë nën bardhësinë e reshjeve të dëborës. Moti i keq ka shkaktuar vonesa edhe ne Portin e Durrësit.
Pjesa e pare ditës vijon me vranësira dhe reshje shiu lokalisht deri mesatare e reshje të pakta dëbore në zonat malore. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes kushtet atmosferike do te përmirësohen gradualisht ne territorin shqiptar.
Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do te ulen ndjeshëm në mëngjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat nga -2°C deri në 14°C.
Era do fryjë e forte ne det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Perendimor -Veriperendimor duke krijuar dallgëzimin mbi 5 ballë.