Të gjithë e shohim smogun që e rrethon Tiranës, sidomos kur kalojmë një fundjavë në malin e Dajtit! Por duke qënë se ne ndryshe nga Kina nuk kemi aplikacione matëse apo lajme në media rreth ndotjes së përditshme nuk shqetësohemi se po jetojmë në një vend I cili ka ndotjen më të madhe në Evropë.
Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga Numbeo.com, Maqedonia dhe Shqipëria janë dy nga vendet më të ndotura. Gjithashtu në këtë renditje pranë nesh qëndron dhe qytet-shteti I Monakos me pikët më të larta të indeksit ndotës.
Në dy vitet e fundit Indeksi i Ndotjes në Shqipëri ka shënuar përkeqësim, nga 75.2 ai është rritur në 77.77. Në 10 vendet më të ndotura pas Shqipërisë renditet Bullgaria me një indeks prej 65.33 pikë, Ukraina me 65.08, Bosnje dhe Hercegovina me 62.33, Serbia me 60.2, si dhe Rumania me 58.2.
Vendi më pak i ndotur i Evropës është Finlanda, ku sipas Numbeo ka shënuar vetëm 11.55 pikë. Në vend të dytë renditet Islanda me 16.21 pikë, ndjekur nga Suedia me 18.09 pikë.