Ministria e shëndetësisë përmes një deklarate për shtyp bën me dije se janë kryer edhe 43 teste të reja nga të cilat vetëm 2 kanë rezultuar pozitive me koronavirus, duke e çuar në total numrin e te prekurve ne 12.
Një prej tyre është i lidhur me pacientin e parë të identifikuar, ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje, 73 vjeç me një histori udhëtimi në Itali.
Të dyja rastet janë në veteizolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Janë kryer edhe 43 teste të reja. Kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Një prej tyre është i lidhur me pacientin e parë. Ndërsa tjetri i moshuar në Lushnje 73 vjeçar me një histori udhëtimi në itali dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Të dyja rastet e reja janë në veteizolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ne total jane testuar 157 njerëz të dyshuar me Covid-19.
Nga këta vetëm 12 janë të indentifikuar me koronavirus. Nga këta te dymbedhjetet vetem 9 kanë lidhje me rastin e parë, ndersa 3 janë raste të reja.
3 prej të prekurve janë te spitali Infektiv pa probleme të veçanta. 7 të tjerët janë në vetëizolim dhe pa shenja klinike.
Ndërsa 24 persona kontakte të personave me koronavirus janë në vetëizolim dhe skanë asnjë shenjë”, thotë ministria.