Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISSH, Silva Bino, është shprehur e alarmuar për mungesën e rregullave dhe mosrespektimin e distancës fizike në radha. Ajo ka publikuar një foto ku tregon radhën e gjatë në një institucion ndërsa njerëzit janë ngjitur me njëri-tjetrin.
“Me marr një letër të makinës që në pikë të mëngjesit. Rregullat e distancimit, siç e shihni”, shkruan Bino.
Vendi ynë, pas hapjes graduale po përballet me një numër relativisht të lart të infektuarish. Dje u shënuan 25 raste të reja, kurse sot 21 raste të reja, 13 prej të cilëve personel dhe pacientë të QSUT.