Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik në komunikimin e përditshëm për përditësimin e situatës në lidhje me Covid, njoftoi se në 24 orë kanë rezultuar 7 raste të reja me koronavirus. Në total numri i të prekurve është 416. Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.
56 pacientë janë të shtruar, 5 prej të cilëve të intubuar.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 199 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste