Ambasada Amerikane ka njoftuar se regjistrimet për Lotarinë Amerikane do të nisin nga data 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00.
Sipas njoftimit, për të gjithë ju që doni të aplikoni në këtë program, duhet të vizitoni faqen në internet për të lexuar të gjitha udhëzimet. Ambasada bën me dije se duhet të bëni kujdes pasi disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip!
Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara!