Sa vite jetë kemi humbur nga Covid-19? Shifra e trishtë që na bën të kuptojmë seriozitetin e situatës që po jetojmë

Aktualitet

Mbi 20.5 milion vjet jetë mund të jenë humbur për shkak të Covid-19 në nivel global, me një mesatare prej 16 vjetësh të humbur për çdo vdekje të shkaktuar nga koronavirusi i ri. Kjo shifër del nga një studimi i botuar së fundmi në “Scientific Reports”.

Vitet e Humbura të Jetës (YLL) – ndryshimi midis moshës së një personi që vdes dhe mesatares së jetëgjatësisë – për shkak të Covid-19 në vendet e prekura më rëndë nga pandemia aktuale,mund të jenë 2-9 herë më të larta sesa i njëjti indeks YLL për shkak të gripit mesatar të sezonit.

Hektor Arolas, Miko Mirskila dhe kolegët e tij vlerësuan Vitet e Humbura të Jetës (YLL) për shkak të Covid-19 duke përdorur të dhënat nga mbi 1.279.866 vdekje të regjistruara në 81 vende të botës, si dhe duke përdorur të dhëna për jetëgjatësinë dhe parashikimet për vdekjet totale të Covid-19 në një vend të caktuar.

Autorët e studimit vlerësojnë se në total, 20.507.518 vite jetë mund të ketë humbur për shkak të Covid-19 në 81 vendet e përfshira në këtë studim, ose mesatarisht 16 vjet për çdo vdekje. Nga YLL në total 44.9 për qind duket se ka ndodhur tek individët midis moshës 55-75 vjeç, 30.2 për qind tek individët më të rinj se 55 vjeç, dhe 25 për qind tek ata më të moshuar se 75 vjeç.

Në vendet për të cilat ekzistonte regjistrimi i vdekjeve sipas gjinisë, Vitet e Humbura të Jetës ishin 44 për qind më ta lartë tek burrat sesa tek gratë. Krahasuar me shkaqe të tjera të zakonshme të vdekjes në rang global, YLL e lidhur me Covid-19 është 2-9 herë më i madh se indeksi YLL i lidhur me gripin sezonal.

Ndërkohë midis 25-50 për qind të Vitet e Humbura të Jetës,i atribuohet sëmundjeve të zemrës. Autorët e studimit paralajmërojnë se rezultatet duhet të kuptohen në kontekstin e një pandemie që po vazhdon ende.

Ato ofrojnë një panoramë të ndikimeve të mundshme të COVID-19 tek YLL deri më 6 janar 2021. Vlerësimet e Vitet e Humbura të Jetës (YLL) mund të jenë të mbi ose nën vlerësuara, për shkak të vështirësisë së regjistrimit të saktë të vdekjeve të lidhura me Covid-19.