Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero mëngjesin e kësaj të diele ka bërë një tjetër apel për të gjithë shqiptarët që të zbatojnë të gjithë masat mbrojtëse.
Pipero përmes një postimi në Facebook, ai nënvizon se qeveria nuk ka asgjë në dorë dhe se rrezikojnë të bëjnë hapa pas nëse nuk mbajnë masat dhe nuk ruajmë distancën. Doktori bën apel që qytetarët të jenë më të kujdesshëm në mënyrë që të mos bëjmë hapa pas, pasi dhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën!
Postimi i plotë:
Nuk dua t’ju zgjoj, por zgjohuni me një mesazh nga unë/dhe ne, të pagjumit! Është trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, është edhe më trishtuese të dëgjosh se sot,disa muaj pas fillimit të epidemisë, në spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 të sëmurë, shumë më shumë se sa u shtruan në një ditë, në fillim të kesaj epidemie në vendin tonë.
Dhe pse vallë?!M virusi u zhduk! Mos valle pandemia mbaroi! Mos vallë virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne çdo ditë, orë e minutë! Mos vallë shkenca zbuloi një vaksinë?! Mos vallë ne mjekët kemi në dorë një medikament kundër këtij virusi ende vrasës?
JO! Virusi është ende midis nesh! Ne ende nuk kemi një vaksinë! Ne ende nuk kemi nje ilaç ndaj tij! Po sidsi me çfarë mund ta luftojmë?!
Vetëm me një armë! Me distancë dhe me maskë.Ndaj sot, në fillim të kesaj ditë te re, po ju lutem: Ruani distancën dhe mbani maskën. Ndryshe do të na ktheni shumë mbrapa në kohë, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën. Ju lutem më degjoni SOT! Nesër është shumë vonë.Qeveria nuk ka asgjë në dorë.Gjithcka është në duart tona!
Ju lutem më dëgjoni mua! Mos dëgjoni politikanët sot! Dëgjoni specialistët!Maska dhe distanca!Vetëm kaq mjafton!Kaq pak, për të përfituar më shumë liri në pandemi, më shumë ekonomi në pandemi, më shumë argëtim ne pandemi, dhe aspak izolim me botën që po hapet çdo ditë! Na i hiqni kufijtë, duke i vënë kufi virusit, thjesht dhe vetëm me një maskë dhe distancë!”