Sot hyjnë në fuqi vendimet e reja për lehtësimin e masave ndaj COVID-19, me hapjen e bareve dhe restoranteve!
Pas disa muajsht të mbyllur, baret dhe restorantet do të hapen më në fund për të vijuar aktivitetin e tyre edhe pse mbi bazën e disa rregullave strikte për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
Sipas udhëzimeve të përkohshme publikuar nga e-albania, përgjegjësit e lokalit kanë për detyrë të verifikojnë simptomat e të gjithë punonjësve, si dhe të ndalojnë personat me temperaturë mbi 37.5 të futen në ambientet e lokalit.
Brenda kafeneve/restoranteve nuk do të lejohet më shumë se një klient, ndërkohë që jashtë klientët duhet të respektojnë distancën.
Klientëve do t’u rekomandohet pagesa me kartë, për të shmangur kontaktin përmes parave.