Sot përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi në një lidhje live se masat e marra do të vijojnë të mbeten në fuqi, kurse transporti publik qytetas dhe ndërqytetas do hapet.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.