Për të gjithë shqiptarët e mbetur brenda apo jashtë kufijve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve në datat 14 deri në 20 maj.
Fluturimet do të kryhen vetëm me linjën “Air Albania” dhe qytetarët duhet ta prenotojnë fillimisht biletën, sipas orareve të publikuara:
Oraret dhe destinacionet e fluturimeve të riatdhesimeve më 14-15 maj:
14 maj në orën 07:40-08:25 fluturimi Stamboll-Tiranë
14 maj në orën 15:17:05 fluturimi Tiranë-Milano
14 maj në orën 18:10-20:15 fluturimi Milano-Tiranë
15 maj në orën 07:15-08:40 fluturimi Tiranë-Romë
15 maj në orën 09:50-11:15 fluturimi Romë-Tiranë
15 maj në orën 15:00-17:05 fluturimi Tiranë-Milano
15 maj në orën 18:10-20:15 fluturimi Milano-Tiranë
Oraret dhe destinacionet e fluturimeve të riatdhesimeve më 16-18 maj:
16 maj në orën 12:00-14:30 fluturimi Tiranë-Frankfurt
16 maj në orën 15:30-18:15 fluturimi Frankfurt-Tiranë
16 maj në orën 15:30-18:15 fluturimi Frankfurt – Tiranë
17 maj në orën 12:00-14:15 fluturimi Tiranë – Zyrih
17 maj në orën 15:15-17:15 fluturimi Zyrih – Tiranë
18 maj në orën 12:00-14:00 fluturimi Tiranë – Londër
18 maj në orën 15:00-19:05 fluturimi Londër – Tiranë
Oraret dhe destinacionet e fluturimeve të riatdhesimeve më 19-20 maj:
19 maj në orën 12:00-14:45 fluturimi Tiranë – Paris
19 maj në orën 15:45-18:15 fluturimi Paris – Tiranë
20 maj në orën 07:15-08:40 fluturimi Tiranë – Romë
20 maj në orën 09:50-11:15 fluturimi Romë – Tiranë
20 maj në orën 15:00-17:05 fluturimi Tiranë – Milano
20 maj në orën 18:10-20:15 fluturimi Milano – Tiranë.
Sipas urdhërit të qeverisë, duke nisur nga dita e sotme, të gjithë të riatdhesuarit mund të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë.