Rama paralajmëron bizneset “Nëse do të hapeni si pas kokës suaj, do të penalizoni të tjerët”

Aktualitet Botë/Rajon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë për hapjen e bllokut të parë të bizneseve, që shihet një masë lehtësuese dhe fillimin e daljes nga situata e COVID-19. Në një postim në mediet sociale, Rama shkruan se shumë biznese që do vijojnë të jenë dhe këtë javë të mbyllura, kanë njoftuar se do të hapen.

Kreu i qeverisë shkruan se nëse do të gjenden bizense të hapura, jashtë urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë do të ketë penalizime për të gjithë. Po ashtu Kryeministri shprehet se nëse do të vijojë kjo ecuri e deritanishme e përhapjes së COVID-19 do të njoftohet shumë shpejt në ditët në vijim për një hapje të mundshme të një blloku tjetër biznesesh gjatë javëve të tjera.

“KUJDES! KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË!   BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.

HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET.”