Ministrja e arsimit, Evis Kushi ka qënë e ftuar sot në një emision ku ka deklaruar se këtë vit për shkak të situatës së virusit shkolla do të fillojë më vonë se data 4 janar ashtu si ishte parashikuar më parë.
Simestri i ri do të fillojë 1 ose 2 javë më vonë.
“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi.