Është e vërtetë që COVID-19 prek më seriozisht njerëzit e moshuar, veçanërisht ata me sëmundje shoqëruese siç janë sëmundja e zemrës, sëmundjet e mushkërive dhe diabeti.
Mjekët e sqarojnë këtë me faktin që imuniteti i një personi të moshuar mund të mos jenë në gjendje të luftojë kundër sëmundjes, dhe virusi mund të përhapet më lehtë, duke mposhtur trupin dhe duke shkaktuar mosfunksionim të organeve. E megjithatë, ndërsa fillojmë të shohim më thellë dhe dëgjojmë më shumë histori, po bëhet e dukshme tashmë që ka shumë njerëz të rinj që sëmuren dhe shumë të tjerë po vdesin.
Tashmë është koha ta pranojmë njëherë e mirë se COVID-19 nuk është vetëm një virus që prek një të moshuar, pasi është bërë e qartë se edhe të rinjtë dhe të shëndetshmit nuk janë aspak imunë ndaj këtij infeksioni dhe mund të sëmuren deri në vdekje.
Atëherë, çfarë fshihet vërtet pas kësaj?
Shkencëtarët po studiojnë hipotezën nëse përgjigja e kësaj pyetjeje lidhet me gjenet. Ata kanë filluar të provojnë dhe të kuptojnë se çfarë i dallon njerëzit që e kalojnë lehtë sëmundjen, nga ata që vdesin. Një përgjigje mund të lidhet me një variacion gjenesh në gjenin ACE2.
ACE2 është një enzimë që i bashkëngjitet sipërfaqes së jashtme të qelizave në mushkëri, si dhe atyre të zemrës. Në një artikull në revistën Science, Imunologu Dr. Philip Murphy nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha se “variacionet në gjenin ACE2, mund ta bëjnë më të lehtë ose më të vështirë që virusi të futet në qelizat e mushkërive”.
Së dyti, është gjithashtu e mundur që një përbërës kritik i prodhuar nga trupi, i njohur si “surfacant”, i cili lejon që mushkëritë të zgjerohen dhe të kontraktohen, të ulet në disa pacientë të infektuar me koronavirus.
Për shembull mendojini mushkëritë tuaja si sfungjer, dhe ky përbërës është ai detergjenti që e bën sfungjerin e butë. Pa të, mushkëria juaj bëhet e ngurtë dhe e ka të vështirë për të funksionuar. Ulja e këtij përbërësi tek të infektuarit, mund të jetë arsyeja pse disa pacientë vazhdojnë të vuajnë edhe pse marrin frymë përmes respiratorit.
Një arsye tjetër që lidhet me vdekjen e të rinjve, është të kuptosh sesi sistemi imunitar i trupit tuaj reagon në radhë të parë ndaj viruseve dhe baktereve. Në disa njerëz të rinj, të shëndetshëm, një sistem imunitar shumë aktiv mund të çojë në një stuhi inflamatore masive që mund të mposhtë mushkëritë dhe organet e tjera.
Në ato raste, problemi nuk është një sistem imunitar i dobët -po është fakti që ai që funksionon shumë mirë. Disa të rinj të shëndetshëm, duke menduar se nuk janë të prekshëm nga kjo sëmundje, kanë qenë më pak të zellshëm për të praktikuar distancën fizike, dhe si rezultat janë ekspozuar ndaj ngarkesave virale shumë të mëdha nga mjedisi.
Tani për tani, pa marrë parasysh moshën tuaj ose gjendjen gjendjen shëndetësore, këshilla mbetet e njëjtë. Qëndroni në shtëpi, lani duart tuaja dhe zvogëloni ekspozimin ndaj virusit sa më shumë që të jetë e mundur. Edhe nëse keni simptoma të buta, është më mirë që të qëndroni në shtëpi për t’u rikuperuar.