Për shkak të situatës epidemiologjike, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim për mediat njoftoi për kufizimin në lëvizje të qytetarëve.
Ky kufizim u bë nga ora 20:30 deri në orën 06:00, nga data 24 dhjetor deri më 4 janar.
I njëjti kufizimim u vendos dhe për baret, restorantet dhe fast food-et, duke përjashtuar shërbimet delivery.
Në njoftimin e bërë u tha edhe se prej datës 5 janar, kufizimi i aktivitetit rikthehet në orën 22:00, ashtu siç ishte përpara periudhës së festave të fundvitit.
Referuar variantit të ri të Covid në Britaninë e Madhe, Manastirliu u shpreh se do të anulohen fluturimet.