Policia turke dyshon se ” truri i sulmit” në aeroport “Ataturk” të Stambollit ishte Abu Bekri, i cili është njëri i të ashtuquajturit Shteti Islamik, shkruan gazeta gjermane “Bild”.
Njeriu në fjalë kërkohej që shumë kohë nga policia turke, pasi dyshohet edhe për sulme të tjera në vend, dhe cilësohet si njeri shumë i rrezikshëm pasi ai bënë gjithë planet për sulme nga terroristët.
Qeveria e vendit në fillim të këtij viti njoftoi një shpërblim prej 1.4 milion dollarë për çdo informacion mbi planet Bali apo vendin ku ajo ndodhet.
Kujtojmë se, numri i viktimave të një sulmi të trefishtë vetëvrasës në aeroportin Ataturk të Stambollit ka shkruar në 41, ndërsa 239 persona të tjerë që janë plagosur, njoftoi sot zyra e guvernatorit të Stambollit.